Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të plotë të votave edhe në Fier

Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të plotë të votave edhe në Fier

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka miratuar këtë të hënë kërkesën për hapjen e të gjitha kutive të votimit në qarkun e Fierit, duke urdhëruar rinumërimin e 587 Qendrave të Votimit. Vendimi u mor me votat e dy anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Cefa. Kjo është hera e dytë që KAS vendos për një rinumërim të plotë në nivel qarku, pas atij të vendosur më herët për qarkun e Tiranës. Kërkesa për rinumërimin e kutive në Fier u paraqit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, dhe u mbështet edhe nga koalicioni opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e...
Burimi: Gijotina.com