Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas sherrit, qëlloi me armë drejt banesës së komshiut, vihet në pranga 18-vjeçari në Krujë
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”. Qëlloi me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale. Vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë sëbashku me municion. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit...