Pas Serbisë, a do të ndryshojë edhe Izraeli kurs? Zgjedhjet e nesërme mund të sjellin surpriza
Izraelitët votojnë nesër në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të përcaktojnë nëse Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e vendit, do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet apo Izraeli do të ndryshojë drejtim politik. Këto janë zgjedhjet e para kombëtare pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe luftërave që pasuan në Gaza, Liban dhe Iran. Për shumë votues, ato përbëjnë një mundësi për të vlerësuar përgjegjësinë e qeverisë për sigurinë e vendit dhe për të vendosur se kush duhet ta drejtojë Izraelin në të ardhmen. Qeveria e Netanyahut është përballur me kritika për politikat nacionaliste dhe fetare, akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit dhe reformën në drejtësi, e cila shkaktoi protesta masive në vitin 2023. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve mund të mos sjellë...
Burimi:
kohajone.com