Pas Britanisë e Francës, edhe Kanadaja njofton se do të njohë shtetin e Palestinës

Pas Britanisë e Francës, edhe Kanadaja njofton se do të njohë shtetin e Palestinës

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney. KANADA- Kanadaja po planifikon të njohë shtetin palestinez. Kështu ka deklaruar kryeministri Mark Carney. Kanadaja bëhet kështu vendi i tretë i G7 që merr një vendim të tillë. Megjithatë Carney tha se një veprim i tillë do të varet nga kushte të caktuara, duke përfshirë edhe angazhimet e Autoritetit Palestinez për të reformuar rrënjësisht qeverisjen e tij. “Kanadaja synon të njohë shtetin e Palestinës në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator 2025", tha kryeministri Mark Carney gjatë një konference për media në Ottawa, pasi kryesoi një takim virtual me kabinetin e...