Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit
Projekti për ndërtimin e një parku eolik me kapacitet 72 MW në jug të Shqipërisë, i licencuar fillimisht në vitin 2008, po kalon një tjetër fazë rishikimi. Shoqëria “E-Vento s.r.l Albania” ka kërkuar ndryshimin e konfigurimit të centraleve të planifikuara, duke përqendruar të gjithë kapacitetin në një vendndodhje të vetme. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) njoftoi se në mbledhjen e 20 tetorit 2026 vendosi të nisë procedurën për modifikimin e licencës së kompanisë, e cila parashikonte dy parqe eolike në zonat Markat-Livadhja dhe Lukovë. Sipas njoftimit të ERE-s, projekti fillestar përfshinte 23 turbina me fuqi 2 MW secila në Markat-Livadhja, me kapacitet 46 MW, dhe 13 turbina të tjera në Lukovë, me kapacitet 26 MW. Konfigurimi i ri parashikon instalimin e nëntë turbinave me fuqi...
Burimi:
javanews.al