‘Partizani’/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

‘Partizani’/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Sali Berisha-Jamarbër Malltezi TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen ndaj tyre. Bëhet fjalë për trupën gjykuese të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Berisha dhe Malltezi të akuzuar për çështjen "Partizani" kërkuan që të mos gjykohen nga këta gjyqtarë, pasi sipas tyre, nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri. Ata argumentojnë në kërkesën e tyre se gjyqtarët në fjalë monitorohen apo përgjohen nga SPAK që është...