Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë: Mirëpresim objektivin për mbylljen e negociatave deri në 2027
👁10999
Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u miratua raporti për Shqipërinë me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime. Raporti i hartuar nga raportuesi Andreas Schieder, do t’i paraqitet për votim një seance të ardhshme plenare të Parlamentit Evropian. Eurodeputetët përshëndesin synimin për mbylljen e negociatave të Shqipërisë deri në vitin 2027, ndërsa bëjnë thirrje për përshpejtimin e reformave dhe forcimin e institucioneve demokratike. Eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësimin në BE, së bashku me përputhjen e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së. Raportuesi për...