Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Parcelë me drogë në Mallakastër. Asgjësohen mbi 1800 fidanë kanabis, dy persona në pranga
👁9774
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve, në fshatin Çërrilë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër gjetën një parcelë me 1881 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kapën në flagrancë duke ujitur fidanët narkotikë, shtetasit A. S., 53 vjeç, banues në Greshicë dhe E. Sh., 34 vjeç, banues në Çërrilë, të cilët u arrestuan për veprën penale “Kultivimi...