Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Parashikimi i motit për ditën e Premte
Ditën e sotme (1 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.