Parandalohet një vrasje për hakmarrje/ Arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë

Parandalohet një vrasje për hakmarrje/ Arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë

Policia e Lezhës ka parandaluar një tjetër ngjarje të rëndë kriminale, që dyshohet se lidhej me hakmarrjen për vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, ngjarje e ndodhur më 9 korrik 2026 në Kurbin. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Argos”, është arrestuar një 37-vjeçar, vëllai i viktimës, i identifikuar si Emanuel Gehard, me alias Basha dhe Lika, sipas njoftimit të policisë. Sipas uniformave blu, 37-vjeçari, banues në Kurbin dhe me precedentë kriminalë, lëvizte me një automjet tip “Mercedes-Benz ML”, të blinduar dhe me targa gjermane. Automjeti u ndalua nga policia në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një armë zjarri automatike tip “Skorpion”, me një krehër që përmbante 16 fishekë luftarakë. Policia dyshon se arrestimi ka parandaluar një vrasje të planifikuar për...