Paralajmëroi një ditë më parë ndryshime në qeveri, Rama mbledh ministrat në Gjirokastër, çfarë pritet të ndodhë

Paralajmëroi një ditë më parë ndryshime në qeveri, Rama mbledh ministrat në Gjirokastër, çfarë pritet të ndodhë

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Edi Rama do të mbledhë të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar në një takim pune. Sipas mediave, takimi pritet të zhvillohet ditën e premte në qytetin e Gjirokastrës. Në takim pritet të diskutohen prioritetet e qeverisë për muajt në vijim si dhe agjenda politike dhe institucionale pas fitores në zgjedhje.
Burimi: Sot.com.al