Papunësia në Shqipëri zbret në 8.3 për qind, INSTAT: Shërbimet udhëheqin punësimin, tkurret për bujqësinë

Papunësia në Shqipëri zbret në 8.3 për qind, INSTAT: Shërbimet udhëheqin punësimin, tkurret për bujqësinë

Ulet papunësia në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT, tregu i punës është përmirësuar në fund të qershorit, ndërsa papunësia regjistroi nivelin 8.3% nga 8.6% që ishte një vit më parë. Po ashtu papunësia është ulur edhe nëse e krahasojmë me tremujorin e parë. Ndikimin kryesor në uljen e papunësisë e ka dhënë sidomos sektori i shërbimeve i cili lidhet direkt me turizmin. Ky sektor vijon të konfirmohet një prej shtyllave kryesore të ekonomisë shqiptare. Shërbimet kanë  vijuar të zgjerojnë punësimin, duke regjistruar një rritje prej 4.2% në një vit. Nëse krahasimi bëhet me tremujorin e mëparshëm, shërbimet kanë udhëhequr rritjen, me 1.8%. Ndërkohë që sektorët e tjerë  si bujqësia dhe industria kanë pasur rënie të numrit të punësuarve. Po ashtu, sipas INSTAT edhe pagat...