Zvicra gati të vishet kuqezi, elita e boksit shqiptar në eventin e radhës
Qyteti Njushatel i Zvicrës më 1 qershor do të vishet kuqezi, teksa do të presë një event të rëndësishëm boksi, që do të kulmojë me ndeshjen për titullin IBO Internacional në pesha të rënda ndërmjet Nelson Hysës dhe kolumbianit Jeison Troncoso.
Por në të njëjtën mbrëmje në ring do të ngjiten edhe të tjerë kampionë të boksit shqiptar, të cilët po shkëlqejnë tashmë në ringun profesionist, si Mikel Çullhaj, Denis Nurja apo Alban Bermeta, të tre të pamposhtur në ring. Me dy seanca stërvitore intensive në ditë, Çullhaj, Nurja dhe Bermeta vijojnë fazën përgatitore në Itali preh rreth 1 muaji, teksa po përgatiten nga trajneri italian Andrea Gabbanelli.
Gjithçka vjen në kuadër të eventin të boksit profesionist që do të mbahet në Zvicër, aty ku kampionët shqiptar synojnë fitoret e radhës. Disa ditë para këtij aktiviteti, Mikel Çullhaj tregon për “Panorama Sport” përgatitjet dhe pritshmëritë: “Është një aktivitet i rëndësishëm, në të cilin synojmë të marrim fitoret e radhës, në mënyrë për të ngjitur të tjera shkallë në renditjen botërore. Për këtë synim, prej rreth një muaji po stërvitemi në Itali. Objektivat janë të qarta, unë futem në ring në çdo ndeshje për të fituar dhe për të arritur majat në boksin profesionist.
Bëhet fjalë për evente që na ndihmojnë që të ngjisim shkallët e karrierës dhe një falënderim shkon edhe për Nelson Hysën, si promotor i këtyre aktiviteteve. Gjithashtu dua t’i shpreh mirënjohjen edhe një prej sponsorëve të mi kryesorë, Rigers Qefalisë”, shprehet Çullhaj, i cili kërkon fitoren e gjashtë si profesionit, pas 5 triumfeve me KO, të arritura deri më tani në kaq duele të zhvilluara.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi