“Zotohem të jem shërbëtori juaj”- Fitoi zgjedhjet më 4 gusht, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës
Vagjel Tavo është betuar si kryebashkiak i Himarës, pasi fitoi zgjedhjet më 4 gusht 2024.
Pas betimit me dorën në Kushtetutë, Tavo tha se ndihej i privilegjuar që ishte kryebashkiak i Himarës, ndërsa u zotua se do u shërbejë të gjithë banorëve.
“Jam i privilegjuar të qëndroj para jush si kryetar i Bashkisë së Himarës. Do i shërbej Himarës dhe të gjithë banorëve. Kryebashkiaku njihet ndryshe dhe si qytetar i parë, por unë zotohem se do jem shërbëtori i parë i Himarës, në të mirë të çdo banori”, tha ai.
Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjesshme vendore, që u zhvilluan më 4 gusht, përballë rivalit Petro Gjikuria.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të votave të 36 qendrave të votimit Vangjel Tavo mori 5022 vota (58,62%) kundrejt 3545 votave (41,38%) të Petraq Gjirkuria, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi