“Zotëria është në burg” – Deklarata e Albana Vokshit “nxeh” Klodian Rjepajn: Me keni futur në një gropë ku do të dal i pastër dhe i parfumosur! Ironizon deputetja: Si hirushja
Seanca dëgjimore me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësisë është shoqëruar me debate. Në një moment, Albana Vokshi tha se “zotëria është në burg për shkak se po hetohet nga SPAK”.
Kjo deklaratë e ka acaruar ish zv ministrin, i cili me tone të larta tha se po përdoret si argument qenia e tij në burg për të mbështetur akuzat e opozitës.
Ai tha se e kanë futur në një gropë, nga ku do të dalë i pastër dhe i parfumosur.
“Mos e përdor më argumentin është në burg dhe për rrjedhojë ka shkelje”, iu drejtua ai Albana Vokshit.
PJESE NGA DEBATI
Vokshi: A është zotëria në burg sepse po heton SPAK
Rjepaj: Kjo është një gabim tjetër, nuk mund ta përdoresh qenien time në burg si argument për të mbështetur ato që thua
Vokshi: Jo jo, unë përkundrazi…
Rjepaj: …Se mund ta përdorësh pastaj për të gjithë që janë në burg dhe të gjithë atë që janë në arrest
Unë jam i paradënuar me burg, jo paraburgim, për shkak të këtyre paragjykimeve që i keni sjellë në këto 8 vjet dhe gënjeshtrave që janë thënë këtu.; Do dalin të vërteta dhe këtu ku më keni hedhur në këtë gropë do dal jashtë i pastër, i larë dhe i parfumosur, keni për të parë
Vokshi: Si hirushja
Rjepaj: Atje ku e drejta ka vlerë, ku standardi shkruhet me gërma të arta, ashtu do dal. Mos e përdor më argumentin është në burg dhe për rrjedhojë ka shkelje.
Vokshi: Ka mundësi të ulni tonin zoti Rjepaj
Rjepaj: Nuk e ul, jam këtu për të mbrojtur të drejtat e mia.
Vokshi: Ju e keni ngatërruar qëllimin e ardhjes tuaj këtu. Ju jeni këtu sepse ju ka ftuar komisioni për çështjet administrative.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi