Zgjedhjet e 11 majit, Tabaku e bindur: Me mënyrën time të qetë do të marr një rezultat në Tiranë që do t’ju habisë

Zgjedhjet e 11 majit, Tabaku e bindur: Me mënyrën time të qetë do të marr një rezultat në Tiranë që do t’ju habisë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila është kandidate në listën e hapur të Tiranës, është shprehur se do të marrë një rezultat që do t’i habisë të gjithë.

“Unë të siguroj ty se në këtë mënyrën time të qetë, konservatore, kam për të marrë një rezultat në Tiranë që ka për t’ju çuditur shumë”, tha ajo.
Deputetja pranoi se gara do të jetë e vështirë dhe sipas saj sistemi aktual nuk është i drejtë.
“Gara do të jetë shumë e vështirë. Sistemi aktual nuk është i drejtë për përfaqësimin, jam për një sistem që e lidh votuesin me përfaqësuesin. Do të jetë një rrëmujë. Unë e kam garën me kundërshtarin përballë.
PD ka menduar një strategji që të balancojë një pjesë të ekipit që do punojë me strukturat, me rezultatin e primareve. Në listat e hapura ka një ndërthurje të përfaqësimit të komuniteteve. Në diskutimet e kryesisë isha më e fokusuar te qytetet e tjera sesa te Tirana”, tha Tabaku.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente