Zbardhet lista e kandidatëve të PD për Tiranën! Ja sa vende morën aleatët në listën e sigurte

Zbardhet lista e kandidatëve të PD për Tiranën! Ja sa vende morën aleatët në listën e sigurte

Zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur të Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës.

Gazetari i News24, Osman Stafa raporton se në Tiranë do të jetë i pari në listë, Sali Berisha, ndërkohë që pas tij do të jetë Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Belind Kelliçi.
Në listë nuk mungojnë as Flamur Noka, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri po ashtu dhe aleati, Fatmir Mediu.
Ndërkohë që lista vijon me Erisa Xhixhon e PL-së, Klevis Balliun, Mesida Dodën e PDIU-së, po ashtu dhe Tedi Blushin e Partisë së Lirisë.
Burime nga PD bëjnë me dije se Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, të cilat morën mbështetje në primarët e zhvilluara në selinë blu kanë mbetur jashtë listës së sigurte.
Për dy figurat e PD është propozuar që të jenë kandidate në listën e hapur të PD-së.
 Emrat e propozuar ne Tirane:
Sali Berisha
Edi Paloka
Albana Vokshi
Belind Kellici
Flamur Noka
Jozefina Topalli
Besart Xhaferri
Fatmir Mediu
Erisa Xhixho
Klevis Balliu
Mesila Doda
Tedi Blushi

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente