Vodhën produkte ushqimore në një dyqan, arrestohen dy të rinj në Fier! Nën hetim një 28-vjeçar që iu gjet kokainë në makinë

Vodhën produkte ushqimore në një dyqan, arrestohen dy të rinj në Fier! Nën hetim një 28-vjeçar që iu gjet kokainë në makinë

Policia ka arrestuar dy të rinj në Fier të cilët dyshohet se kanë vjedhur produkte ushqimore në një dyqan.  

“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasit L. Z., 25 vjeç dhe E. Th., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Portëz, pasi dyshohet se kanë vjedhur produkte ushqimore në një dyqan”, njofton policia.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. J., 28 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i shërbimeve të Policisë në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi