Vidhet në mes të ditës argjendaria në Kamëz, policia në kërkim të autorëve

Vidhet në mes të ditës argjendaria në Kamëz, policia në kërkim të autorëve

Ditën e djeshme, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një argjendari në Kamëz.

Nën kërcënimin e një sendi të fortë, në dukje armë zjarri, i kanë vjedhur punonjësit të argjendarisë disa aksesorë flori, porosi të bëra online.
Policia po punon për kapjen e autorit.
“Ditën e djeshme, rreth orës 15:35, në Valias, 2 shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi të fortë në dukje armë zjarri, i kanë vjedhur disa aksesorë floriri, (porosi të bëra online), shtetasit L. B., 22 vjeç, punonjës i një argjendarie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi