VIDEOLAJM/ Sulmi ndaj biznesit të Nadir Çaushollit, si u tentua të fshihet ngjarja?! Policia u njoftua pas 6 orësh! Blutë mbledhin gëzhojat para “CFO Pharma”

VIDEOLAJM/ Sulmi ndaj biznesit të Nadir Çaushollit, si u tentua të fshihet ngjarja?! Policia u njoftua pas 6 orësh! Blutë mbledhin gëzhojat para “CFO Pharma”

Panorama.al ka siguruar pamjet nga kompania “CFO Pharma” e biznesmenit Nadir Çausholli, e cila u sulmua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Siç shihet edhe në pamje hetuesit kanë mbledhur gëzhojat në rrugë, ndërsa në drejtim të biznesit është qëlluar me mbi 20 plumba.
Ndërkohë mësohet se është tentuar të fshihet ngjarja e rëndë. Sipas gazetarit Igli Çelmeta, sulmi me armë zjarri ka ndodhur në 02:00 të natës, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 08:10.
“Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, informuan blutë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente