VIDEO/ Zjarri në Dhërmi, reagon ministri Balla: Shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura po punojnë për shuarjen e flakëve
👁1204
Pasditen e sotme (4 korrik) një vatër zjarri është aktivizuar në një zonë pyjore në Dhërmi.
Flakët janë përhapur me shpejtësi pasi janë favorizuar nga era e fortë, duke djegur edhe sipërfaqe toke me pemëtari dhe ullinj.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku bën me dije se shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e armatosura po punojnë për shuarjen e këtij zjarri.
Shiko KËTU pamjet nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se ndihmë të shërbimeve zjarrfikëse kanë ardhur edhe banorët e zonës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi