VIDEO/ Rama dhe Veliaj takim me shqiptarët në Amerikë, kryebashkiaku: Vota e diasporës, një mundësi e madhe për bashkatdhetarët jashtë vendit
Bashkë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin Balla dhe ambasadorin shqiptar në SHBA, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në New York.
Socialistët janë takuar me shoqatat shqiptare atje, ku është folur për votën e diasporës.
Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se vota e diasporës është një mundësi e madhe që bashkatdhetarët jashtë vendit kanë për të qenë pjesë vendimtare në rrugëtimin Shqipëria 2030.
“Mirënjohje Mark Gjonajt dhe gjithë shoqatave shqiptare për takimin fantastik të Kryeministrit Edi Rama me diasporën. Vota e diasporës është një mundësi e madhe që bashkatdhetarët jashtë vendit kanë për të qenë pjesë vendimtare në rrugëtimin Shqipëria 2030, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme. Forca shqipe. Regjistrohu tek atdheu.im për të qenë pjesë e historisë së diasporës”,-shkruan Veliaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi