Vendimi për Ervin Salianjin, Klodiana Lala: Gjykata mund të aplikonte masa tjera alternative! Në vend të burgut, ish-deputeti mund të shërbente në bibliotekë!

Vendimi për Ervin Salianjin, Klodiana Lala: Gjykata mund të aplikonte masa tjera alternative! Në vend të burgut, ish-deputeti mund të shërbente në bibliotekë!

Gazetarja Klodiana Lala, foli sot në emisionin “Open” në News 24 për vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila caktoi lënien në burg të Ervin Salianjit, duke rrëzuar në këtë mënyrë rekursin e Salianjit kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Lala tha se Gjykatat mund të aplikonte masa të tjera alternative për Salianijn për akuzës për kallëzim të rremë që rëndon daj tij.
Sipas saj në sistemin e drejtësisë po përdoren dy standarde. Gazetarja tha se e shqetëson fakti se si qeveria Rama e manipuloi dhe e përdori çështjen e ish-deputetit.
“A mund gjykata të aplikonte masa tjera alternative? Kush janë masat tjera? Shërbimin e provës, pezullimin nga ushtrimi i funksionit publik, puna në interes publik. Mund të shkonte Ervin Salanji dhe të shërbente ne bibliotekë një vit me radhë. Nuk më shqetëson fakti që ka një dënim, ajo që më shqetëson është forca e pushtetit dhe mënyra se si qeveria e përdori dhe e manipuloi atë çështje”, tha gazetarja.
Klodiana Lala: Mua më duket precedent shumë i rrezikshëm. Salianji mund të shkonte në shërbim prove, sepse nuk kam parë ndonjë standard tjetër që për kallëzim të rremë të shkojmë në burg. Ne bërtasim nga njëra anë që është represive masa e sigurisë për korrupsionin, pastrim parash e tjera me radhë, ndërkohë që nga ana tjetër kemi një pëson të dënuar për një kallëzim të rremë. A mund gjykata të aplikonte masa tjera alternative? Kush janë masat tjera? Shërbimin e provës, pezullimin nga ushtrimi i funksionit publik, puna në interes publik. Mund të shkonte Ervin Salanji dhe të shërbente ne bibliotekë një vit me radhë. Nuk më shqetëson fakti që ka një dënim, ajo që më shqetëson është forca e pushtetit dhe mënyra se si qeveria e përdori dhe e manipuloi atë çështje.
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, po vuan dënimin me burg për kallëzim të rremë.
Kujtojmë që Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte  se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente