U rrëzua teksa rikonstruktonte banesën, përfundon në reanimacion 27-vjeçari! Pamje nga vendngjarja

U rrëzua teksa rikonstruktonte banesën, përfundon në reanimacion 27-vjeçari! Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një 27-vjeçar është plagosur rëndë teksa kryente punime në banesë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, i riu me iniciale A.XH. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa thuhet se aktualisht është në reanimacion.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshohet se 27-vjeçari aksidentalisht është rrëzuar gjatë punës për rikonstruksionin e një banese dhe si pasojë është dëmtuar.
Pogradec/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. Xh., 27 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar gjatë punës për rikonstruksionin e një banese dhe si pasojë është dëmtuar.
Aktualisht po merr mjekim, në spital.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi