U lirua nga arresti shtëpiak, vjen reagimi i parë nga Sali Berisha! Çfarë lajmëron kreu i PD-së

U lirua nga arresti shtëpiak, vjen reagimi i parë nga Sali Berisha! Çfarë lajmëron kreu i PD-së

Ka ardhur reagimi i parë nga Sali Berisha, pasi GJKKO vendosi që të revokojë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

Krydemokrati ka lajmëruar konferencë për mediat në orën 13:30 nga selia blu.
“Miq, në ora 13:30 ju ftoj të ndiqni konferencën time me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike”, shkruan Sali Berisha në një njoftim në rrjetin e tij zyrtar Facebook.
Gjithashtu në këtë orar, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.
“Të nderuar kolegë, Në orën 13:30 afrohemi të gjithë në seli për mbledhje grupi. Ju përshëndes”, thuhet në mesazh.
Ndërkohë janë njoftuar edhe strukturat e PD-së që të mblidhen në selinë blu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi