
U kap me rreth 10 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari në Itali! Çfarë e tradhtoi të riun gjatë postbllokut të policisë
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur më një sasi prej 10 kilogramë kokainë të fshehura në banesën e tij dhe në makinë.
Sipas mediave italiane, fillimisht i riu u pikas teksa qarkullonte me mjetin e tij në zonën e Vercelli dhe iu nënshtrua kontrollit fizik. Brenda saj u gjetën tre pako me kokainë, brenda një ndarjeje të fshehtë e krijuar në mënyrë artizanale në kabinën e mjetit.
Kurse në shtëpinë e tij u gjetën edhe 6 pako të tjera lënde narkotike e cilësisë së lartë. Policia tha se pesha totale e drogës shkon në rreth 10 kilogramë.
Gjithashtu, në banesën e tij u sekuestrua dhe një shumë prej 1200 euro cash.
Policia njoftoi se shqiptari u shfaq nervoz nuk u ndalua nga policia për kontroll. Si prova materiale u sekuestruan telefoni dhe sende të tjera materiale.
Në përfundim të operacionit, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor, i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në burgun lokal.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi