U kap me kartëmonedha false, vihet në pranga 20-vjeçari në Tiranë

U kap me kartëmonedha false, vihet në pranga 20-vjeçari në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar, të cilit iu gjetën para të falsifikuara, gjatë operacionit të koduar “FALSE”. 

Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjetë kartmonedha euro të prerjeve 100 dhe 200, të dyshuara të falsifikuara (në total 2800 euro), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për dy persona të tjerë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “FALSE”.
U kap në flagrancë me 2800 euro të dyshuara false, vihet në pranga 20-vjeçari.
Procedohen penalisht 2 shtetas, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen kartëmonedhat e dyshuara false.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që posedonte kartëmonedha false, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “False”.
Në sheshin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin A. Q. dhe pasagjerë shtetasit D. M. dhe S. Q. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. Q. i janë gjetur kartmonedha euro të prerjeve 100 dhe 200, të dyshuara të falsifikuara (në total 2800 euro), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Falsikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Q., 23 vjeç(vëllai i 20-vjeçarit) dhe D. M., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente