U arrestua teksa lëvizte i armatosur, kush është Andrea Bregasi? 33-vjeçari qëlloi me armë drejt një automjeti në “Don Bosko”, policia vendosi shpërblim për “kokën” e tij
Policia e Durrësit ka kapur dhe ka vënë në pranga 33-vjeçarin, Andre Bregasi, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë.
LEXO EDHE: FOTO+EMRI/ Të shtënat me armë zjarri drejt makinës së 42-vjeçarit, identifikohet autori! Policia ofron 5000 euro shpërblim për ata që japin informacion
Bregasi ishte i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë në Tiranë në vitin 2023.
LEXO EDHE: EMRI/ I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 33-vjeçari. Lëvizte i armatosur me pistoletë
Ngjarja e Don Boskos
Andrea Bregasi qëlloi me pistoletë mbi mjetin që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefin.
Ky i fundit lajmëroi menjëherë policinë, ndërkohë që plumbat për fat të mirë nuk prekën 42-vjeçarin dhe dy pasagjerët e tjerë.
Andrea Bregasi pas ngjarjes është larguar me këmbë, ndërkohë që u filmua edhe nga kamerat e sigurisë në këtë zonë.
Policia pas ngjarjes vendosi 5 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion të vlefshëm për të.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi