“Triumf i vërtetë”- Mosbindja civile e opozitës, Sali Berisha: Qytetarët lemeritën narkoregjimin e urryer

“Triumf i vërtetë”- Mosbindja civile e opozitës, Sali Berisha: Qytetarët lemeritën narkoregjimin e urryer

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e konsideron protestën e kësaj të marte si një triumf të vërtetë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish kryeministri ka publikuar disa pamje nga protesta, ndërsa thotë se ‘qytetarët dhe lemeritën narkoregjimin e urryer të Edi Ramës’.
“Triumf i vërtetë! Dhjetëra e mijëra qytetarë sonte triumfuan në mosbindje civile. Tirana në duart e qytetarëve!
Nderim dhjetëra e mijëra opozitarëve, që me mosbindjen e tyre civile ua kthyen Tiranën qytetarëve dhe lemeritën narkoregjimin e urryer të Edi Ramës.
Mirënjohje dhe nderim të gjithë atyre që organizuan dhe morën pjesë në këtë mosbindje madhështore.
Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë! Fitore”, shkruan Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi