“Tre ditët e ardhshme vendimtare për protestën!” Berisha-strukturave: 11 korriku duhet me çdo kush të jetë protesta më e madhe që ka njohur Tirana. Të dëshmojmë që…

“Tre ditët e ardhshme vendimtare për protestën!” Berisha-strukturave: 11 korriku duhet me çdo kush të jetë protesta më e madhe që ka njohur Tirana. Të dëshmojmë që…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tre ditë para protestës së 11 korrikut i është drejtuar me një mesazh strukturave të partisë.

Ai porosit drejtuesit dhe të zgjedhurit e të gjitha niveleve që protesta e së enjtes, duhet të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë Tirana.
Berisha shton se më 11 korrik, demokratet, demokratët dhe mbështetësit e PD duhet të dëshmojnë  para shqiptarëve dhe botës që janë shumica politike e vendit.
Mesazhi i Sali Berishës:
Pëshëndetje!
Tre ditët e ardhëshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!
Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.
Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!O sot o kurrë!Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi