Trafik kokaine 80% e pastër/ Policia italiane arreston 10 persona, mes tyre 4 shqiptarë! Fitimet mujore, deri në 150 mijë euro
Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të kokainës, duke vënë në pranga 10 persona, mes tyre 4 shqiptarë, 2 rumunë dhe 4 italianë.
Operacioni u zhvillua në Terni, ndërsa mediat raportojnë se fitimet e grupit kapnin shifrën e 150 mijë euro në muaj. Grupi merrej me trafikun e kokainës, e cila kishte një shkallë pastërtie 80 për qind.
Zonat e trafikut të drogës ishin sheshet kryesore të Ternit, duke përfshirë zonat e jetës së natës në Rieti dhe Spoleto.
Mes 10 personave të arrestuar është edhe një grua e identifikuar si partnerja e “mbretit të trafikut të drogës”, e dërguar në burgun e Perugias.
Nuk dihet ende origjina e lëndës narkotike, por pistat kryesore i çojnë autoritet në Parma dhe Romë.
Rrjeti i klientëve është gjithashtu i larmishëm, duke filluar nga më të rinjtë tek të rriturit, ndërsa gjatë hetimeve janë përdorur përgjimet telefonike dhe mjedisore dhe video incizim.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi