“Tirana është gati për betejë”- Balliu thirrje qytetarëve një ditë para protestës kombëtare: Të bashkohemi të gjithë në mosbindje civile!

“Tirana është gati për betejë”- Balliu thirrje qytetarëve një ditë para protestës kombëtare: Të bashkohemi të gjithë në mosbindje civile!

Klevis Balliu, koordinatori i PD për rajonin e Tiranës, përmes një mesazhi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën kombëtare të opozitës, të thirrur më 7 tetor në orën 18:00.

Balliu shprehet se nesër “pushteti i korruptuar duhet të gjunjëzohet përballë vullnetit kombëtar”.
Mesazhi i Balliut:
Tirana është gati për betejë. Vazhdojnë takimet me demokratët dhe qytetarët në çdo cep. Nesër në orën 18:00 pushteti i korruptuar duhet të gjunjëzohet përballë vullnetit kombëtar. 7 tetor ora 18:00 çdo rrugicë, çdo qytetar në mosbindje civile për Shqipërinë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi