
Thirrja e Sali Berishës: Asnjë votë për patericat e Edi Ramës! I kemi ftuar, por nuk i lejoi…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos votojnë asnjë parti tjetër opozitarë përveç koalicionit “Shqipëria Madhështore”, pasi sipas tij ata janë paterica e Edi Ramës.
Kryedemokrati u shpreh se i kane ftuar që të bashkohen me koalicionin opozitar, por nuk kane pranuar, pasi siç u shpreh ai “nuk ia kane lejuar problemet qe kane”.
“Më 11 maj ne shkojmë me besimplotë, me programin më të mirë për të ndryshuar jetën e shqiptarëve, me aleancën më të gjerë elektorale që kemi firmosur ndonjëherë. I gjithë fluksi është bashkuar, përvecse…u them shqiptarëve asnjë votë për patericat e Edi Ramës. Sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme. Nëse ju jeni opozitarë bashkohuni me ne në aleancë, por ata nuk i lejuan problemet e tyre, prandaj edhe votat për ta janë vota për Ramën”, u shpreh kreu i PD.
Berisha kishte edhe nje koment per udheheqesin e fushates elektorale te PD: “Ne kemi edhe magjistarin, kryemagjistarin, kryestrategun e fitores, sic ishte rikthimi i Donald Trump. Chris LaCivita është një fuqi natyrale”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi