
Tërmet Peçi jep dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Tepelenës, do të kandidojë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit
👁402
Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, ka dhënë dorëheqjen nga ky post, pasi pritet të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Peçi pritet të garojë për të qenë deputet në listën e Partisë Socialiste të Qarkut Gjirokastër.
Dorëheqja e tij do të shqyrtohet zyrtarisht nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të vendoset edhe për drejtimin e përkohshëm të bashkisë.
Sipas informacioneve, një nga nënkryetarët do të marrë drejtimin e institucionit deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri.
Kujtojmë se dorëheqja e Peçit vjen vetëm pas orë pas asaj të kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj, i cili po ashtu do të jetë në garën për të qenë deputet në listat e PS.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi