“Tentativë për të vendosur censurë”- Protesta kundër mbylljes së TikTok, Gazment Bardhi: Rama kërkon të pengojë çdo hapësirë lirie

“Tentativë për të vendosur censurë”- Protesta kundër mbylljes së TikTok, Gazment Bardhi: Rama kërkon të pengojë çdo hapësirë lirie

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se mbyllja e Tik Tok është një tentative për të vendosur censurë.

I pranishëm në protestën e të rinjve të Partisë Demokratike, Bardhi deklaroi se Rama po përdor gjithçka për të penguar shprehjen e lirë të qytetarëve.
Bardhi: Është një protestë e thirrur nga të rinjtë dhe ka mbështetjen e partisë dhe të kryetarit. Akti i mbylljes ka të bëjë me një tentativë për të vendosur censurë, ndaj duhet të protestohet. Ne jemi në mbështetje të cdo të riu që lirinë e fjalës e ka marrë dhe nuk mund të censurohet.
Në 2021 Rama përdori trukun e mbylljes së kufijve për të mos ardhur në votim. Edhe këtë herë ai kërkon të bëjë gjithçka për të mbyllur cdo hapësirë lirie që qytetarët të shprehen.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente