Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren e Kuvendit. Deputetët gjuajnë me sende të forta

Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren e Kuvendit. Deputetët gjuajnë me sende të forta

Ka nisur me tensione dhe incidente seanca e sotme parlamentare, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe disa prej tyre gjuajtën me sende të forta.

Pasi u futën brenda kuvendit, ku edhe gjuajtën me sende të forta, ata morën karriget dhe dolën jashtë, duke i vendosur zjarrin.
I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë djegie mandati, Bardhi u përgjigj “jo”. Ai që i dogji njëherë mandatet – tha ai – e beri për tu shmangur nga beteja.
“Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne dorëzojmë karriget tona, duke i djegur të parët. Ne jemi për qytetarët dhe për interesin e qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri kush e beri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë cdo moment”, tha Bardhi.

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi