![Temperaturat do ta zbresin disa gradë nën zero! Në zonat malore priten reshje dëbore! Ja parashikimi i motit për këtë të diel](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/temperaturat-do-ta-zbresin-disa-grade-nen-zero-ne-zonat-malore-priten-reshje-debore-ja-parashikimi-i-motit-per-kete-te-diel_674c1160dd93a.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Temperaturat do ta zbresin disa gradë nën zero! Në zonat malore priten reshje dëbore! Ja parashikimi i motit për këtë të diel
Kjo e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu.
Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në formën e shtrëngatave afatshkurta lokale deri në orët e vona të mbrëmjes së ditës së diel, kryesisht të përqëndruara në pjesën lindore të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në Alpe dhe relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në lartësinë mbi 600-800 metër.
Era do të fryjë nga kuadrat i veriut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa në lugina, në relievet e larta malore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin shpejtësi 13-22m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4ballë.
Ndërsa temperaturat në disa zona do të zbresin disa gradë nën zero.
Prezencë e mjegullës së dendur lokale/mjegullinës në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi