Të shtëna me armë nga Audi në drejtim të Smart-it, plagoset 22-vjeçari shqiptar! I riu braktiset në rrugë nga drejtuesi i mjetit ku udhëtonte, ja si është gjendja e tij

Të shtëna me armë nga Audi në drejtim të Smart-it, plagoset 22-vjeçari shqiptar! I riu braktiset në rrugë nga drejtuesi i mjetit ku udhëtonte, ja si është gjendja e tij

Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë në orët e para të mëngjesit në Peristeri.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.
Raportohet se persona që udhëtonin me një mjet tip Audi kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip Smart.
Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë 22-vjeçari shqiptar, i cili ishte pasagjeri i Smart.
Shoferi i Smart-it e braktisi 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë dhe i riu është dërguar me autoambulancë në spital.
22-vjeçari raportohet se ishte arrestuar për droge dhe ka dalë nga burgu vetëm ditën e djeshme. Gjithashtu edhe autori është i njohur për autoritetet. Ai është një grek 26-vjeçar, sipas informacioneve, i cili ka precedentë penalë për vepra të ndryshme.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi