“Të gjithë bashkë kundër zjarrvënies”- Temperaturat e larta, Ministri i Mbrojtjes: Një shkëndijë mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. 15 vite burg për “piromanët”

“Të gjithë bashkë kundër zjarrvënies”- Temperaturat e larta, Ministri i Mbrojtjes: Një shkëndijë mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. 15 vite burg për “piromanët”

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar qytetarët me anë të një postimi në rrjetet sociale se vendi tanimë ka hyrë në stinën me temperatura të larta dhe ku një shkëndijë mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.

Në njoftim bëhet me dije se institucionet janë të vendosura për ta dënuar me  15 vit burg veprën penal të zjarrvënies së qëllimshme.
Po ashtu kërkohet ndihma e të gjithë qytetarëve në luftë kundër këtij fenomeni.
Postimi i plotë:
Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta!
Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.
Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.
Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.
Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.
Në rast emergjence kontakto:
🚑🩺-127
🚒🧯-128
🚔🚨-129
Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile
✅📲08000911.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi