TABELA/ Vendimi i qeverisë për pagat, ja lista e plotë me shtesat për punonjësit! Sa do rriten rrogat për çdo kategori në administratë!

TABELA/ Vendimi i qeverisë për pagat, ja lista e plotë me shtesat për punonjësit! Sa do rriten rrogat për çdo kategori në administratë!

BESARTA BASHA/ Një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave për rritjen e pagave për 135 mijë punonjës të administratës shtetërore, gazeta zbardh vendimin e plotë me tabelat, hartuar nga ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

Aty specifikohen qartë paga bazë për secilën kategori nga niveli më i ulët i specialistit, deri te niveli drejtues. Kështu, një punonjës i ulët administrate nuk do të paguhet më pak se 60 mijë lekë, që është paga bazë mbi të cilën përllogaritet edhe shtesa për vjetërsi në punë, kualifikimet apo shtesa për natyrë të veçantë pune. Kategoria e ulët drejtuese që përkon me nivelin specialist do të trajtohet nga 1 korriku me një pagë bazë prej deri në 115 mijë lekë, ndërsa niveli i lartë drejtues varion nga 170 mijë deri 235 mijë lekë në muaj.
Për institucione të caktuara, siç parashihet në tabelën e siguruar nga gazeta (përbri shkrimit) paraqitet klasa e pagës, e ndryshuar tashmë mbi të cilën do të bëhet trajtimi i punonjësve të institucioneve të ndryshme: Shërbimi i Provës, Agjencia e Punësimit, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor, punonjës të gjendjes civile në bashki apo specialistë të deleguar në institucione vendore. Ashtu siç kishte premtuar, me reformën e nisur që një vit më përpara për administratën, qeveria vendosi të realizojë rritjen e dytë nga e cila përfitojnë më shumë punonjësit e kategorive të ulëta.
Në total janë 135 mijë punonjës administrate përfitues, që përfitojnë shtesa të cilat i kushtojnë buxhetit të shtetit 11 miliardë më tepër. Përpos kësaj, një tjetër lajm i mirë për administratën është indeksimi i pagave çdo dy vjet, bazuar në normën e inflacionit. Pavarësisht treguesit të fundit, duhet theksuar se për shumë vite pagat e administratës ishin të paprekura, ndërkohë që sektori privat ecte me ritme të ngadalta. Kjo bëri që administrata të mos ishte më një vend konkurrues dhe atraktiv për punonjësit.
Tanimë, dy sektorët janë përafruar e në disa raste niveli i pagave në shtet tejkalon privatin. Me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë lekë dhe t’iu përafrohet standardeve të pagave në rajon dhe Evropë. Për këtë rritje të pagave, që është e fundit e reformës së ndërmarrë nga qeveria në vitin e kaluar, vetëm për periudhën korrik-dhjetor 2022 nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 108 milionë euro për rritjen e pagave. Fatura do të rritet më tej në vitin e ardhshëm, pasi për të mbajtur këtë nivel të ri pagash nga buxheti i shtetit, do të shpenzohen afro 390 milionë euro.
STATISTIKAT
Janë 14.720 specialistë të administratës që përfitojnë rritje 11 deri 16 për qind. Po ashtu, 36.570 punonjës mësimorë për të cilët rritja shkon deri në 70 për qind. Shtesën më të lartë do ta kenë mësuesit në ciklin e ulët të shkollave 9-vjeçare me të cilët do të marrin një rritje, e cila varion nga 26 800 lekë deri në 31 000 lekë. Sakaq, për 15 858 mjekë të përgjithshëm dhe infermierë rritja do të jetë me 15 000 lekë deri 20 000 lekë, për punonjësit e policisë do të variojë nga 13 deri në 33% dhe për ushtarakët nga 4 deri në 22%.
Me strukturimin që ka nisur në administratën lokale, diferencat në nivelin e pagave do të jenë vetëm 10 për qind. Pas kësaj reforme, pagat për administratën publike do të indeksohen çdo dy vite.
Lidhja nr. 1
Kategoritë e klasat e pozicioneve të punës, si dhe vlerat mujore të shtesave të pozicioneve të nëpunësve civilë dhe nëpunësve të institucioneve të përcaktuara në pikën 1, të kreut I, të këtij vendimi, me përjashtim të punonjësve të përcaktuar në pikën 2, të kreut II

Lidhja nr. 2
Vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit

Lidhja nr. 12
Klasat e pagave të nëpunësve në pozicionet “specialist” deri në “titullar institucioni”, në degët territoriale të institucioneve të përcaktuara në shkronjat “a” deri në “d”, të pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, të punonjësve që kryejnë funksione të deleguara të pushtetit qendror në pushtetin vendor, të drejtorive të ujitjes dhe të Kullimit, administratave rajonale të zonave të mbrojtura, të Komisioneve Vendore të Shqyrtimit të Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore, pranë Prefektit të Qarkut, të nëpunësve civilë në pozicionet mbështetëse “specialist”, “shef seksioni” dhe “përgjegjës/shef sektori”, në drejtoritë e policisë në qarqe, në komisariate dhe reparte autonome, si dhe të punonjësve civilë në qendrat e rekrutimit dhe mobilizimit dhe komandat e mbështetjes rajonale, të sistemit të Forcave të Armatosura

Lidhja nr. 12/1
Klasat e pagave dhe shtesat për kushte pune (natyrë të veçantë pune) të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “specialist” deri në “titullar institucioni” në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale

Lidhja nr. 12/3
Klasat e pagave të nëpunësve civilë në pozicionet mbështetëse “specialist”, “shef seksioni” dhe “përgjegjës/shef sektori” në drejtoritë e policisë në qarqe, komisariate dhe reparte autonome.

Lidhja nr. 12/5
Klasat e pagave dhe shtesat për kushte pune (natyrë të veçantë pune) të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “specialist” deri në “titullar i degës”, në degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor

Lidhja nr. 12/6
Klasat e pagave dhe shtesat për kushte pune (natyrë të veçantë pune) të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “specialist” deri në “titullar i zyrës përmbarimore vendore”, në zyrat përmbarimore vendore të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi