
Sulmi ndaj ‘CFO Pharma’, zbardhen rolet e autorëve! Njëri ishte qitësi, tjetri…! Drejt godinës u qëllua mbi 30 herë
Dy dyshohet se kanë qenë autorët e sulmit me armë zjarri ndaj CFO Pharma, biznesit të Nadir Çaushollit në autostradën Tiranë Durrës.
Burime bëjnë me dije se njëri ka patur rolin e qitësit, ndërsa tjetri ka qenë drejtuesi i makinës, me të cilën janë larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë mësohet se është tentuar të fshihet ngjarja e rëndë. Sipas gazetarit Igli Çelmeta, sulmi me armë zjarri ka ndodhur në 02:00 të natës, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 08:10.
“Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, informuan blutë e Tiranës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi