“Sterilizimi”/ Klodian Rjepaj tregon udhëtimin me ish-ministrin Ilir Beqaj në Itali: Ja roli që kishte Ilir Rrapaj! Unë isha i ngarkuar për të hartuar…

“Sterilizimi”/ Klodian Rjepaj tregon udhëtimin me ish-ministrin Ilir Beqaj në Itali: Ja roli që kishte Ilir Rrapaj! Unë isha i ngarkuar për të hartuar…

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj ka raportuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi, duke thënë detaje në lidhje me këtë koncesion.

Ai ka folur edhe për një udhëtim në Itali me ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqaj ku kanë nisur një bashkëpunim me Universitetin e Peruxhias.
Ai u pyet nga Albana Vokshi nëse biznesmeni Ilir Rrapaj ka qenë pjesë e delegacionit. Rjepaj u përgjigj duke thënë se Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes.
Ndërsa vetë Rjepaj ka qenë i ngarkuar nga ministri për të hartuar tekstin e marrëveshjes në këtë drejtim.
Pjese nga diskutimi
Klodian Rjepaj: Ka qenë një vizitë në dhjetor 2013 për të nisur një bashkëpunim me Universitetin të Peruxhias. Unë kam qenë pjesë e delegacionit në Umbria. Ka qenë edhe ministri dhe këshilltari për mediat, mesa mbaj mend.
Albana Vokshi: Nga pala italiane kush ka qenë?
Klodian Rjepaj: Ne na ka pritur profesor Masimiliano Brili dhe doktoresha Vanesa Rosi. Ka pasur një takim me presidenten e rajonit të Umbrias. Kemi bërë edhe një vizitë studimore në spitalin San Xhovani në Romë.
Albana Vokshi: Në të gjitha vizitat ka qenë edhe Ilir Rrapaj pjesë e delegacione dhe Umbro Staccini?
Klodian Rjepaj: Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias si personi i kontaktit që do mbante lidhjet  për të ndërtuar marrëveshjen me rajonin e Umbrias. Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë, por edhe me ministri të tjera. Unë kam qenë i ngarkuar nga ministri për të hartuar tekstin e marrëveshjes në këtë drejtim.
Albana Vokshi: Umbro Stacini?
Klodian Rrjepaj: Nuk mbaj mend që të ketë qenë pjesë e të gjitha delegacioneve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi