
Sot mos harroni çadrat, priten reshje shiu gjatë gjithë ditës. Ja parashikimi i motit
Kjo e martë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.
Gradualisht në orët e mëngjesit reshjet e shiut do të shtrihen edhe përgjatë ultësirës perëndimore.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht përgjatë ultësirës perëndimore, hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar.
Lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët. Era nga kuadrati i jugut, deri në 18 m/s. Deti do të ketë një valëzim deri në 3-5 ballë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi