“Skenar që Berisha mos të futet në zgjedhje”- Argita Malltezi: Vendimi i arrestit, i pavlefshëm! Edhe sot që është nën akuzë nuk ka prova
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha flet për një skenar që Sali Berisha të mos kandidojë në zgjedhje për aq kohë sa po mbahet kaq gjatë në arrest.
E ftuar në emisionin “Open” në News24, ajo tha se nëse do të jetë e nevojshme ajo do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.
“Nëse do ketë një përjashtim, aty po do ndërmerrja një vendim që nuk është në planin tim primar në jetë Nëse do të jetë e nevojshme për të reguar për një qëndrim të padrejtë do të jem”, tha nder te tjera Argita.
Sipas saj, vendimi i arrestit për Sali Berishën është i pavlefshëm edhe sot që ai është nën akuzë, pasi nuk ka asnjë provë dhe madje ajo theksoi se ka një dispozitë në kodin e procedurës penale, që thotë është i pavlefshëm vendimi i arrestit nëse nuk ke dëgjuar argumentet e mbrojtjes.
Pyetje: A mendoni që është skenar real që Berisha të ndalohet që të mos kandidojë në zgjedhjet e ardhshme?
Argita Malltezi: Pa diskutim që është skenar, përderisa është marrë vendimi që ta lënë në arrest kaq gjatë. Me një masë të paprecedente për fazë të tillë hetimesh. Pa e pyetur kurrë. Edhe sot që ka akuzë nuk ka provë. Të tjerët mund të mos ta besojnë. Por kushdo që ka interes i them lexoni nenin 245 të kodit të procedurës penale. Ka një dispozite që thotë është i pavlefshëm vendimi i arrestit nëse nuk ke dëgjuar argumentet e mbrojtjes. Nuk u pyet Jamarbër Malltezi para se të arrestohet. U arrestua Berisha, edhe Berisha nuk u pyet. Ata nuk e kanë pyetur, ta linin në arrest por ta pyesnin. Berisha ka shkuar sa herë e kanë thirrur. Nuk e kanë thirrur, jo vetëm që nuk e kanë thirrur por e kanë refuzuar.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi