Siguria në tunelin e Llogarasë, Balla inspekton masat: Kontroll 24 orë nga Policia e Shtetit. Drejtuesit e mjeteve të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë
Me hapjen e Tunelit të Llogarasë, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës janë angazhuar për të garantuar sigurinë në të dhe qarkullimit normal të mjeteve.
Tuneli monitorohet 24/7 edhe nga njësia e lëvizshme e TNT (Policia, Zjarrfikësja, Urgjenca).
Gjatë një inspektimi sot, ministri i Brendshëm Taulant Balla kishte një apel për drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë dhe të zbatojnë urdhërat e udhëzimet përkatëse.
“Duhet të qëndrojë e stacionuar këtu një makinë zjarrfikëse, pasi Tuneli është i gjatë, krijohen incidente rrugore. Po ashtu duhet të kemi një mjet të Trupës së Ndërhyrjes Teknike (TNT), e cila mbulon zonën e bregut”, u komunikoi Balla, autoriteteve vendore.
Postimi i Ballës:
Tuneli i Llogarasë🚇📍Kontroll 2️⃣4️⃣⏰ nga Policia e Shtetit👮👮♀️🤝👨🏻🚒👩🚒Shërbimi Zjarrfikës # TNT🚒 Drejtuesit e mjeteve duhet të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë 📸 dhe të zbatojnë urdhërat dhe udhëzimet përkatëse❗️
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi