KËMBIMI VALUTOR
1 €
1 $
1 £
1 CHF
1 AUD
1 CAD
“Shqipëria është sëmurë!”- Genti Kame: Njerëzit janë të pështirosur nga politika! Primare që elektorati gri të fillojë të mendojë!

“Shqipëria është sëmurë!”- Genti Kame: Njerëzit janë të pështirosur nga politika! Primare që elektorati gri të fillojë të mendojë!

Aktori Genti Kame, i cili kandidon  për deputet në listat e “Shqipëria Bëhet” për zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se në takimet e tij më qytetarët, ka parë njerëz që janë totalisht të pështirosur nga politika.

I ftuar në “Log” në News 24,ai është shprehur se qytetarët sot nuk duan tu flasësh për politike dhe kjo kategori e elektoratit gri përbën 30% të qytetarëve tha ai.
Sipas tij, primare është që ky 30% i njerëzve të mirë, të shkolluar, të filloj të mendoj sërish.
“Sivjet është një këmban alarmi, Shqipëria është sëmurë, të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë”, tha ai, ndërsa shtoi se faji për këtë është i të gjithëve.
 “Faji është i të gjithëve neve bashkë, edhe i imi. Faji është edhe i Edi Ramës, edhe i Berishës, i të gjithëve ne në këto 34 vite”, tha ai.
Genti Kame: Shikoj njerëz që janë totalisht të pështirosur nga politika. Nuk duan tu flasësh për politikë, janë të zhgënjyer dhe të tërhequr. Atë cka politika ka arritur deri tani, është se këtë 30% që është tërhequr, shtrese shumë e mirë, është një arritje e madhe për partinë në pushtet, se duke larguar këtë pjesë, mbetet për të votuar administrata dhe militantët.
Kjo shtresë duhet zgjuar dhe llogaritë bëhen si të duhet. Primare është që ky 30% i njerëzve të mirë, të shkolluar, të filloj të mendoj sërish. Unë mendoj që vota është e paparashikueshme, nuk është 100% e parashikueshme. Sivjet është një këmban alarmi, Shqipëria është sëmurë, të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë. Faji është i të gjithëve neve bashkë, edhe i imi. Faji është edhe i Edi Ramës, edhe i Berishës, i të gjithëve ne në këto 34 vite.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi