Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptare, në pranga 4 persona! Sendet e vjedhura në 20 shtëpi me vlerë mijëra euro

Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptare, në pranga 4 persona! Sendet e vjedhura në 20 shtëpi me vlerë mijëra euro

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh, të cilët kryenin vjedhje nëpër banesa. Në pranga janë vënë 4 persona, si autor të më shumë se 20 vjedhjeve që janë kryer nga dhjetori 2021 deri në janar 2022.

Shqiptarët ishin të gjithë me banim në Pavia, ndërsa vjedhjet e kanë kryer në zonat  Pavia, Alessandria, Savona dhe Lodi.
Në shkurt të dy viteve më parë karabinierët kishin arritur tashmë të arrestonin një nga anëtarët e bandës dhe të merrnin një sasi të madhe malli të vjedhur që përbëhej nga sende të çmuara, me vlerë disa mijëra euro.  Malli i vjedhur më pas iu është kthyer pronarëve.
Një tjetër anëtar i bandës u arrestua më pas në mars 2022, me ndihmën e policisë kufitare, i alarmuar nga njësia hetimore e Pavias, teksa po përpiqej të kthehej në mënyrë klandestine në Shqipëri me një kamion në portin e Ankonës.
Tashmë gjyqtari i hetimeve paraprake të gjykatës së Pavias ka lëshuar masën e paraburgimit në burg ndaj anëtarëve të tjerë të bandës, duke i bërë ata përgjegjës për rreth 20 vjedhje banesash. Urdhër i cili u zbatua në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi