
Sherr ne thika e grushte mes adoleshentëve! Arrestohet 17-vjeçari, nisin hetimet për bashkëmoshatarin
Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, mbrëmjen e datës 16.03.2025, në rrugën “Besëlidhja”, Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije gjithashtu se kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për një tjetër 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës.
Policia njofton se mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë që mësohet se 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një bashkëmoshatar të tijin.
I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, mbrëmjen e datës 16.03.2025, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës.
Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi