Salianji lexon vendimin e Kushtetueses për komisionet, Gogu: Njëlloj sikur arbitri që nuk pa penalltinë e gjermanëve, t’i lexonte gjyqtarëve të tjerë si jepet një 11-metërsh!

Salianji lexon vendimin e Kushtetueses për komisionet, Gogu: Njëlloj sikur arbitri që nuk pa penalltinë e gjermanëve, t’i lexonte gjyqtarëve të tjerë si jepet një 11-metërsh!

Gogu: E para njëherë leximi juaj i vendimit të Kushtetueses besoj se do të përbëjë lajm. Ju me vendimin në duar, nëse mund të bëj një krahasim, si puna e atij arbitrit që nuk e pa penalltinë e gjermanëve në kampionat  dhe do të ishte njëlloj sikur ai t’i lexonte një vendim se si jepen penalltitë trupës së gjyqtarëve të tjerë.
Mënyra se si ju keni drejtuar këtë komision dhe mënyra se si ju edhe sot nuk zbatoni rregulloren e Kuvendit, e cila e parashikon fare qart se si zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ju e merrni dhe e lexoni atë sic ju do juve qejfi dhe përpiqeni të bëni politikë me vendimin e Kushtetueses, besoj janë një nga ato anomalitë që ne i kemi dëshmuar në cdo mbledhje.
Të marrësh vendimin e Kushtetueses ta lexosh duke u përpjekur t’i vendosësh një shoshë asaj madhësie të paligjshmërie që ne na kanë parë sytë në këtë komision, besoj se është diçka e pamundur.
Ky komision ka zbatuar kuadrin ligjor në fuqi. Kemi arsyetuar rregullin e posacëm të dyerve të mbyllura, e dimë shumë mirë që është rregull i posacëm, por në momentin që dëshmitarët deklarojë se informacioni që ata paraqesin në këtë komision, plotëson ata kritere, patjetër që ne do të marrim atë vendimin.
Unë mendoj që për t’u mos u zgjatur më shumë te vendimi i Kushtetuese, do të tja lëmë këshillit të Legjislacionit ta shqyrtojë dhe ai këshill pastaj le ti paraqesi Kuvendin opinionin e vet në zbatim të rregullores.
Të mos humbim më kohë dhe të paraqitemi këtu si idhtarë të ligjshmëri, ndërkohë që secili nga ne kanë denoncuar rregullisht paligjshmërinë në veprimtarinë tuaj.
Vijon…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi