
“Safet Bajri s’është autor i vrasjes së Fatbardh Licit”- Avokati Gentian Rumano: Prokuroria nuk ka prova! Në kërkesë thuhet se autori është i maskuar, por pamjet tregojnë se…
Avokati Gentian Rumano thotë se prokuroria nuk ka prova që të vërtetojë se Safet Bajri është autori i vrasjes së Fatbardh Licit.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, avokati shprehet se në kërkesën e prokurorisë thuhet se autori që ka qëlluar është i maskuar, por në pamjet e publikuara nga vendimi nuk shihet asnjë person i maskuar.
“Nuk ka prova nga prokuroria. Asnjë palë nuk ka detyrimin që ti provojë prokurorisë që nuk është autor në atë ngjarje. Nga provat që paraqet prokuroria, qoftë edhe nga këto filmime nuk provohet që Safet Bajri apo edhe personat e tjerë që dyshohet se kanë kryer atë vepër penale të jenë ata autorët”, tha avokati.
Avokati Gentian Rumano: Ajo që është më e rëndësishmja në vendimin e gjykatës dhe kërkesën e prokurorisë thuhet që personi që ka qëlluar është i maskuar. A shikoni ndonjë person ju të maskuar në foto? Ajo që është më e rëndësishmja është që nuk ka një filmim, këto janë pamje që janë të ilustruar në vendimin e gjykatës, sepse dosjen nuk e ka askush. E ka vetëm prokuroria dhe gjykata. Kjo është hetuar nga ana e prokurorisë së Shkodrës dhe nuk ka arritur që të zbulohet. Që nuk janë këta nuk janë këta, por kjo i takon hetimit.
Safet Bajri nuk është autori. Nuk ka prova nga prokuroria. Asnjë palë nuk ka detyrimin që ti provojë prokurorisë që nuk është autor në atë ngjarje. Nga provat që paraqet prokuroria, qoftë edhe nga këto filmime nuk provohet që Safet Bajri apo edhe personat e tjerë që dyshohet se kanë kryer atë vepër penale të jenë ata autorët.
Nga e gjithë kjo histori që është përhapur qoftë nga ana e Prokurorisë, nuk është përmendur një rrethanë shumë e rëndësishme që ka të bëjë me krijimin e grupit të strukturuar kriminal.
Ka një marrëveshje kur është bërë ekstradimi me autoritetet franceze. SPAK duhet ti përmbahet asaj marrëveshje mbi kërkesën që ka paraqitur në gjykatë për caktimin e masave të sigurimit ndaj njërit prej subjekteve, i cili është pjesë e kësaj dosje. Kjo marrëveshje ka të bëjë me atë që nuk mund të ngrihen akuza të tjera përveç faktit që është ekstraduar në Shqipëri.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi